SPAK ndau detaje mbi arrestimin Francë të Ermal Beqirajt, të kërkuarit të dosjes “AKSHI” dhe pasurive të tij në këtë shtet, përfshi edhe një kështjellë 2.6 mln euro.
Përmes një njoftimi për shtyp, Prokuroria e Posaçme tha të shtunën se Beqiraj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prejdhjetorit 2025 dhe në regjistrat e interpolit figuronte më shënimin “njoftim i kuq”, red notice.
Pas dyshimeve se po fshihej në territorin Francës, më 19 qershor SPAK ka kërkuar mbështetjen e autoriteteve të këtij vendi për gjetjen dhe arrestimin e tij. Hetimi i nisur nga pala franceze ka konfirmuarinformacionin e SPAK.
Teksa po e kërkonin, autoritetet partnere kanë zbuluar disa pasuroi me origjinë kriminale të Beqirajt në Francë, llogari bankare menjë vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, mjete motorike, si edhe blerjen e një kështjelle në departamentin e Oise, rreth 2.6 milion euro.
Në vijim janë zbuluar disa automjete që mund të ishin përdorur nga Beqiraj, duke bërë të mundur edhe lokalizimin e tij. Ndërsa SPAK ka shkëmbyer në vijimësi informacion me palën franceze, Beqiraj u arrestua më 24 korrik, pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të një centrali bërthamor.
Gjykata Franceze urdhëroi paraburgimin e Beqirajt, me qëllim ekstradimin e tij, ndërsa SPAK ka depozituar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën për ekstradimin.
Me kërkesë të SPAK, autoritetet franceze kanë kryer kontroll personal, si edhe disa ambiente në pronësi të Beqirajt në Francë, ku janë sekuestruar sende me interes për hetimin. (A2 Televizion)