Vlorë, plagoset në det një person. Dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë nga helika e një skafi

Nga Edi Ruçi
23 Korrik 2026, 17:36 | Kronikë

Vlorë, plagoset në det një person. Dyshohet se ka pësuar

Një person është aksidentuar në det, në një ngjarje të rëndë të ndodhur këtë pasdite.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga A2CNN, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Autoritetet pritet të zbardhin detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet janë në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos