Vodhi 2 milionë e 500 mijë lekë nga kompania në Elbasan, arrestohet administratori

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2024, 11:33 | Kronikë

Vodhi 2 milionë e 500 mijë lekë nga kompania në Elbasan,

Një 38-vjeçar në Elbasan ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur shumë 2 500 000 lekë të rinj në fabrikën që administronte.

Një pjesë e parave ishin nga xhiro ditore e kompanisë, ndërsa pjesën tjetër e ka përfituar duke mashtruar se do të blinte një automjet për fabrikën.

“Pas hetimeve, Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar ndalimin e 38-vjeçarit, pasi akuzohet se gjatë një viti, ka vjedhur në fabrikën për prodhimin e nënprodukteve të mishit, që administronte, 2 500 000 lekë të rinj. Shuma dyshohet se është vjedhur nga xhirot ditore, si dhe duke mashtruar se do të blinte një automjet për fabrikën. Gjatë operacionit, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan kapi dhe ndaloi shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Elbasan”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos