
Një person i paidentifikuar dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt dhe më pas ka dëmtuar derën e një filiali të një banke të nivelit të dytë në kryeqytet. Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit
“Më datë 21.01.2026, në orët e para të mëngjesit, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt , si dhe më pas ka dëmtuar derën e një filiali të një banke të nivelit të dytë. Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia. (A2 Televizion)