Vrap nëpër rrugica të Tiranës, momenti kur arrestohet Skerdi Sina

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 12:49 | Kronikë

Vrap nëpër rrugica të Tiranës, momenti kur arrestohet Skerdi

Gjatë ditës së djeshme, policia arrestoi Skerdi Sinën, pasagjer në makinën e Joni Sadikut, që u përplas me disa makina në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Sadiku arriti të largohet menjëherë nga vendngjarja, ndërsa Skerdi Sina u arrestua. Sina, siç shikohet në pamjet e publikuara nga policia, u përpoq t’i ikë policisë, duke u larguar nëpër rrugica të ngushta, por në fund u prangos.


Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacion të dhënë pasditen e djeshme, mbi vënien në pranga të shtetasit S. S., informojmë se në vijim të veprimeve, për këtë shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda:

-ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për dënimin me 4 muaj burgim të tij, për plagosje të rëndë, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme;

-ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e këtij shtetasi, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më tej, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me rastin e djeshëm, u gjet në automjetin e sekuestruar, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Vijojnë kontrollet për drejtuesin e automjetit, me të cilin lëvizte shtetasi S. S., të identifikuar nga Policia, menjëherë pas rastit.

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos