Përplasi 3 makina dje në Tiranë, identifikohet drejtuesi i "Audi Q8", i shpallur në kërkim për ngjarjen e Astirit

Nga Xhensila Kodra
3 Korrik 2025, 10:51 | Kronikë

Përplasi 3 makina dje në Tiranë, identifikohet drejtuesi i

Drejtuesi i makinës "Audi Q8", e cila përplasi 3 makina pasditen e së mërkurës në Tiranë në ndjekje nga policia, dyshohet se ishte Joni Sadikaj.

26-vjeçari që po ashtu si Skerdi Sina, ishte shpallur në kërkim në muajin janar për ngjarjen e mistershme në zonën e Astirit në Tiranë, ku me 5 djem kyçën në një apartament të marrë me qira, një vajzë 21-vjeçare, pasi kishin pirë gjithë natën lëndë narkotike dhe alkool, shkruan A2 CNN.

Joni Sadikaj dyshohet se në atë kohë nuk kishte shumë ditë që ishte njohur me vajzën në një prej lokaleve më të njohur të Astirit, ku ajo punonte.

Sadikaj mundi t'u largohej policisë me vrap dhe deri më tani nuk është lokalizuar.

Sipas burimeve për A2 CNN mësohet se Skerdi Sinës, përveç një krëhër arme tip Glock, me fishekë, iu gjet edhe një patentë me foton e tij, por me identitet dhe të dhëna të rreme. Kjo leje drejtimi, sipas burimeve, ishte me identitetin Almo Aliaj dhe dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në momentin që është larguar në këmbë me vrap, hodhi armën, që u gjet më pas nga policia. Ndërsa nga kontrolli kur dy të rinjtë braktisën makinën "Audi Q8", u gjet një sasi e vogël kanabisi dhe disa celularë, që do të ekzaminohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos