Bukuri që “vret”, bllokohet spitali me produkte të skaduara dhe kontrabandë, nuk deklaroi 1 mln euro fitim

Nga Xhensila Kodra
4 Shtator 2025, 16:05 | Kronikë

Në kërkim të bukurisë, shumë qytetarë kanë rënë pre e rrezikut të padukshëm. Policia e Tiranës zbuloi pas disa muajsh hetimesh se në një klinikë private pranë “Zogu të Zi”, kryheshin ndërhyrje estetike jashtë çdo standardi. Jo vetëm kaq po spitali nuk kishte deklaruar një fitim vjetor prej 1 milion eurosh.

Përveç faturave të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të falsifikuara, të gjitha fillera për ndërhyrje estetike botokse dhe mbjellje flokësh që u ka kaluar data e skadencës dhe të dyshuara të kontrabanduara janë sekuestruar nga policia në një spital privat i ndodhur në Tiranë në zonën e njohur si "Zogu i Zi'".

Në këtë spital klientët vinin kryesisht në orët e pasdites dhe të darkës për të kryer ndërhyrjet.

Hetimi i Krimit Ekonomik e Financiar vuri në pranga administratori Edmond Zaja, 62 vjeç, ndërsa në kërkim u shpallën 2 bashkëaksionerët, turku Bilal Kara, 45 vjeç, dhe Geriana Arapi, 32 vjeçe. Blutë sekuestruan 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara dhe 6 njësi kompjuterike. Ndërsa 5 punonjës rezultoi se punonin aty të pa siguruar.

Ky rast ngre alarmin për të gjithë ata që, në kërkim të pamjes “perfekte”, bien viktimë e ndërhyrjeve të pakontrolluara, të pasigurta dhe të jashtëligjshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos