Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në By Passin e Vlorës, pranë fshatit Babicë. Dy automjete janë përplasur mes tyre duke shkaktuar më pas dëme të shumta materiale, teksa fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.
Në aksident janë përfshirë një mjet i llojit Benz dhe një tjetër Passat. Shkaku i aksidentit mësohet se ka qenë një kthesë e kryer në aksin nacional, i njërit prej mjeteve në fjalë për të shkuar në banesë, teksa drejtuesi i mjetit i cili vinte drejt tij, nuk ka mundur të reagojë në kohë, duke shkaktuar edhe përplasjen.
Dëmet në vendngjarje janë të konsiderueshme, por drejtuesit e të dy mjeteve kanë shpëtuar pa lëndime. (A2 Televizion)