Vrasja e 14-vjeçarit në Pirg, mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit

Nga A2 CNN
17 Gusht 2025, 14:12 | Kronikë

Vrasja e 14-vjeçarit në Pirg, mbërrijnë në

Mbërrijnë në gjykatën e Korçës të arrestuarit për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo. Do të njihen me masën e sigurisë Enedio Zguri si autor i dyshuar i ngjarjes, babai dhe xhaxhai i tij, ku njëri akuzohet se tentoi të fshihte djalin pas ngjarjes dhe tjetri sepse fshehu armën e krimit.

Bashkë me ta, do të njihen me masën e sigurisë dhe 5 të rinjtë të cilët akuzohen se tentuan të fshihnin ngjarjen, pasi nuk kanë folur mbi ngjarjen në momentet e para kur janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore.

Ngjarja e rëndë që tronditi sërish opinionin publik ndodhi dy ditë më parë në fshatin Pirg të Maliqit, ku 14-vjeçari goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij duke e lënë të vdekur.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos