Shqiptari në Itali vritet nga bashkëatdhetari, në sy të djalit

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 10:10 | Kronikë

Shqiptari në Itali vritet nga bashkëatdhetari, në sy të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rajonin e Pordenones, në Itali, me protagonistë dy shtetas shqiptare. Mediat italiane raportojnë se një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një bashkëkombës.

Vladimir Topjana u qëllua tre herë në kokë në kulmin e një debati me autorin 30-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 para “Bar Sporting”, shtëpia e klubit Milan, në qytezën e Fontanafredda.

Debati mes viktimës dhe autorit ka ndodhur jashtë klubit në rrugën Buonaroti. Një person nga lokali është afruar për të shuar debatin e ashpër kur sipas rikonstruksionit, papritur 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë.

Shqiptari në Itali vritet nga bashkëatdhetari, në sy të

Sipas raportimeve, Topjana u ekzekutua në sytë e djalit të tij. Ai kishte dalë për të parë ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, i shoqëruar nga i biri 17-vjeçar. Viktima punonte si shofer i një kompanie dhe banonte në Cordenons me familjen e tij.

Ndërkohë, autori u përpoq të arratiset me një “Audi” të bardhë, por u arrestua pas mesnatës nga policia në zonën e Orsago. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos