Kur kanë kaluar 24 orë pas vrasjes së efektivit të policisë së forcës Shqiponja në fshatin Baltëz të Fierit, policia ende nuk ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar të kësaj vrasje, 23-vjeçarin Azgan Mërnica.
Në të gjitha hyrjet e daljet e qytetit të Fierit, forca të shumta policie të mbështetura nga FNSH dhe RENEA, po kryejnë kontrolle, por deri më tani nuk ka asnjë rezultate konkret.
Burimet policore bëjnë me dije se më intensive operacionet e kërkimit janë përqendruar në afërsi të fshatit Sulaj dhe në zonën përreth fshatit Baltëz ku dyshojnë se vijon të fshihet autori i dyshuar i vrasjes se policit.
Kërkimet përreth fshatit Baltëz janë përqendruar në banesat e të afërmeve dhe të njohurve të autorit. Burimet policore të angazhuara në operacionet e kërkimit, besojnë se autori nuk mund të jetë larguar shumë nga zona ku ka kryer vrasjen.
Sakaq, policia ka shoqëruar disa persona të njohur të viktimës dhe autorit, si dhe disa të tjerë që kanë qenë pranë vendit të ngjarjes. Grupi i hetimit të kësaj ngjarje vijoj i qëndron pistës se krimi ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit mes policit, Novruz Cenalia dhe autorit Azgan Mërnica. (A2 Televizion)