Vrasja e “Sel Çamit”, tre persona shoqërohen në polici

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2026, 23:50 | Kronikë

Vrasja e Selami Hasanit në Fier ka çuar tre persona në Komisariatin e Policisë, të cilët janë pytetur në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Kamerat e sigurisë fiksuan praninë e një automjeti Volvo pranë banesë së Hasanit, e cila u gjend e djegur te kthesa e Pojanit, teksa dyshimet janë edhe për dy persona të pikasur me kapuçë e rroba të zeza, por policia ende nuk ka konfirmim dhe vijon të jetë në kërkim të autorëve, shkruan A2.

Viktima Selami Hasani, ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Julian isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja në mars të vitit 2002. Në lidhje me këtë denim, viktima Hasani ishte liruar në 3 nëntor të këtij viti nga burgu i Fushë-Krujës. Mendohet se ekzekutimi i 60-vjeçarit të ketë ndodhur në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kryer prej tij në mars të vitit 2002.

Familjarët kanë hapur dyert e mortit teksa kanë njoftuar dhe për organizimin e ceremonisë mortore.

Nga atentati mbeti i plagosur Jakup Hasani, i cili ndërroi jetë në spital mëngjesin e të martës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos