Vrasja e vëllait të Talo Çelës përplas Alibejn dhe Xhuliano Hoxhajn në gjyq: O palaço!

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 12:48 | Kronikë

Vrasja e vëllait të Talo Çelës përplas Alibejn dhe

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumë kërkuarit të drejtësisë, Talo Çela, është kundërshtuar nga i pandehuri Xhuliano Hoxhaj në sallën e gjyqit.

Hoxhaj e ka cilësuar Alibejn si palaço dhe e akuzon se po gënjen duke tentuar ta fusë në sherr me miqtë e tij të fëmijërisë.

Ai po ashtu ka kërkuar nga prokurorët e çështjes që të zbardhin bisedat e inkriptuara të Alibejt për të kuptuar si u realizua vrasja e Bujar Çelës.

DISKUTIMI NË SALLËN E GJYQIT:

Erion Alibej: Unë flija dhe zgjohesha veç për Talo Çelën. Ata trimat që rrinin në Dubai hodhën në rrugë si qen edhe njerëzit e vet. I identifikuan.

Xhuliano Hoxhaj nga kafazi: E di që kur njihem unë me këtë palaçon. Që në fëmijëri, që kur kishte qejf të bënte xhiro me kuaj dhe kur hante fara te shkallët e pallatit të kulturës.

Erion Alibej: Për Bujar Çelën i kam kërkuar informacion, pa i treguar më shumë, por ai e ka kuptuar për çfarë i doja. Në mënyrë të drejtpërdrejtë jo. Por pasi u angazhua nipçja dhe kushoja, unë i kërkoja Xhulianos info në kohë reale mbi vendndodhjen e tij, pasi ekzekutorët ishin në terren, paçka se u tërhoqën më pas.

Xhuliano Hoxhaj: O prokurore, zbardhi bisedat e Encrochatit të Alibejt, të kuptohet ca ka ndodhur për Bujar Çelën. Është një person tjetër, që i di të gjitha. DVR e kamerave të mia e keni, shikojini pamjet. Unë kam qenë në shtëpi, për ato që thotë ky. Policia e dinte që do ndodhte ngjarja, por ishte palë me Erion Alibejn. Jam i pafajshëm për këtë episod. Nuk kam lidhje me pisllëqet që thotë ky. Janë mllefet e këtij. Ky do të më përplasë me shokët e fëmijërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos