Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, plagoset shoferi

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 21:24 | Kronikë

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, plagoset

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi N. B., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Po ashtu bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit, 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në QSUT Tiranë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon me veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur “Stiar”, shtetasi N. B., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në QSUT Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon me veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos