Vrasja në Dhërmi, detaje për arrestimin, gjendet dhe makina me të cilin u transportua trupi

Nga A2 CNN
6 Qershor 2024, 20:03 | Kronikë

Vrasja në Dhërmi, detaje për arrestimin, gjendet dhe makina me

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për shtyp në lidhje me ngjarjen e rëndë në Dhërmi, ku Gerald Shehu ekzekutoi shokun e tij Eraldo Novruzit dhe më pas i fshehu trupin.

Mësohet se falë bashkëpunimit me policinë greke është bërë i mundur arrestimi i Shehut në zonën e Korfuzit, i cili po shkonte drejt aeroportit për të udhëtuar në drejtim të Anglisë.

Po ashtu në lagjen nr.4 të Sarandës është gjetur dhe automjeti tip “Audi”,  i dyshuar i përdorur nga autori në këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e trupit të Eraldo Novruzit dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos