Vrau bashkëshortin me sëpatë, arrestohet gruaja në Sarandë. Zbulohet identiteti i viktimës

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2024, 12:04 | Kronikë

Vrau bashkëshortin me sëpatë, arrestohet gruaja në

49-vjeçarja Elvira Tahiraj është arrestuar nga Policia, pasi ditën e djeshme në Sarandë dyshohet se vrau burrin e saj, 55-vjeçarin Nazar Tahiraj më sëpatë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit dhe dyshohet se ka ardhur pas një konflikti në familje.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos