Aksident në aksin Maliq-Pogradec, motori përplaset nga një makinë, dy të plagosur rëndë

Nga Artin Halili
2 Janar 2025, 14:07 | Kronikë

Aksident në aksin Maliq-Pogradec, motori përplaset nga një

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Maliq-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë. Një automjet ka përplasur një motor, ku po udhëtonin dy persona, duke i lënë të plagosur rëndë, raporton A2 CNN.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në motor ndodheshin një nënë dhe i biri, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se përplasja është shkaktuar nga pakujdesia në drejtim dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjendja e të plagosurve mbetet kritike, ndërsa autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos