
Policia e Lushnjës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të mbrëmjes së të hënës në Lushnjë, ku djali i familjes ka vrarë mamanë e tij dhe ka plagosur rëndë të atin, shkruan A2 CNN.
Sipas autoriteteve ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë. “Shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babanë e tij, shtetasin Hasan Dalladaku, 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.
“Shtetasi Florion Dalladaku, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)