Një 42 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pas një sherri me një person jashtë një lokali në Bettola të Piaçenzës.
Nikolin Nika u gjet nga policia në trotuar i plagosur rëndë për shkak të sulmit që kishte pësuar me një thikë të madhe. Policia bën me dije se ka arrestuar një person për ngjarjen, po shqiptar, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende.
Ndonëse, Nika u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi të mbijetonte, pasi ishte goditur 3 herë me thikë.
Policia është duke mbledhur ende provat dhe videot e filmuara nga kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë. (A2 Televizion)