Policia e Shtetit ka publikuar këtë të diel listën e kandidatëve, të cilët janë në garë për t’u bërë drejtues të policisë nëpër qarqet e vendit.
Në emisionin “Off the Record” nga gazetari Andrea Danglli, gazetarja Xhensila Kodra u shpreh se “xhaketat e vjetra s'janë më pjesë”.
“Fillimisht është menduar se kemi të bëjmë me një fasadë, ashtu siç mund të ndodhte që me emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ajo që na ka bërë përshtypje është që “xhaketat e vjetra” nuk janë më pjesë e 12 emrave të parë në listën e publikuar nga policia. Kemi rikthime të drejtuesve që deri në këto momente janë lënë pak në harresë.
Ka disa emra të tjerë që janë lënë jashtë listës, si për shembull drejtori aktual i qarkut të Tiranës, Tonin Vocaj, i cili është mjaft me eksperiencë. Emri i parë në listë është ai i Vilson Balës. Nëse një nga këta 12 emrat e parë mund të tërhiqet do të jenë 3 apo 4 emra të tjerë në listë. Megjithatë, do të ketë një tjetër konkurs për shefa departamentesh”, tha gazetarja në “Off the Record”. (A2 Televizion)