Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

Nga Armand Bajrami
16 Dhjetor 2025, 12:19 | Kronikë

Gjykata e Posaçme ka firmosur gjithsej 8 masa sigurie të kërkuara nga SPAK për llogari të një hetimi gati njëvjeçar lidhur me disa praktika të dyshuara si abuzive tenderuese në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

8 masat e firmosura nga GJKKO 

Arrest në burg: Ergys Agasi

Arrest në burg: Ermal Beqiri

Arrest në shtëpi: Mirilda Karçanaj

Arrest në shtëpi: Hava Delibashi

Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit: Erion Ismaili

Ndalim për të dalë jashtë vendit: Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta

Ergy Agasi dhe Ermal Beqiri janë të dy zotërues të disa shoqërive softuerësh dhe kompjuterike që dyshohet të kenë pasur marrëdhënie kontraktore me AKSHI-n, ndërsa të gjithë të tjerët janë zyrtarë të AKSHI-t, shkruan A2 CNN.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mbërritur qoftë edhe për ekzekutimin e këtyre masave të sigurisë, por bashkangjitur vendimeve të masave të sigurisë janë dhe disa vendime për lejim kontrolle banesash disa nga të cilat ndodhen në Kodrën e Diellit në kryeqytet ku po ushtrohen tashmë kontrolle. Gjithë ky hetim ka lidhje me të paktën 12 procedura tenderuese të AKSHI-t, procedura me vlera në disa miliona euro secili, ku dyshohet se fituesit kanë qenë të paracaktuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos