Ekzekutuan biznesmenin Edmond Papa, dënohet me 30 vite burg Endrew Bode, 20 vite Alban Velo

Nga Xhensila Kodra
9 Qershor 2025, 19:51 | Kronikë

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës, në Tiranë.

Gjykatësit pranuan kërkesën e prokurorisë dhe dënuan me 30 vite heqje lirie Andreë Boden, i cili kishte rolin e ekzekutorit. Ai akuzohet për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “mbajtje pa leje te armëve”. Ndërsa 32-vjeçari Alban Velo u dënua nga gjykata me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim. Hetimet zbuluan se ai kishte rolin e bashkëpunëtorin në krim.

Dy të pandehurit do të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin, shkruan A2 CNN.

Biznesmeni Edmond Papa u vra me 9 plumba teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë banesës së vëllait të tij, në zonën e Selitës. Sipas Prokurorisë, Andreë Bode hyri brenda në lokal i maskuar dhe pasi kreu krimin u largua prej andej bashkë me Alban Velon me një mjet tip Audi.

Edmond Papa dyshohet se u ekzekutua për hakmarrje për vrasjen me bombë me telekomandë të Aleksandër Sadikajt, ngjarje e ndodhur më 11 qershorit të vitit 2022 në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos