Zbulohet foto e rumunit që dyshohet se ekzekutoi Renato Hoxhajn në Vlorë

Nga Edi Ruçi
8 Shtator 2025, 11:31 | Kronikë

Zbulohet foto e rumunit që dyshohet se ekzekutoi Renato Hoxhajn në

Ky në foto dyshohet se është Daniel Corneas, rumuni i dyshuar si ekzekutor i Renato Hoxhajt, i vrarë më 27 prill të këtij viti në Vlorë. I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Cornea rezulton të ketë precedentë të theksuar kriminalë në fushën e krimeve kundër personit, shkruan A2 CNN.

Identiteti i tij është bërë i mundur të konfirmohet pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë ku shihet ekzekutori teksa largohet nga vendi i ngjarjes pas vrasjes.

Me maskë dhe kapele, ai i zë pritë Hoxhajt sapo ky del nga banesa ku e qëllon me 4 plumba pistolete. Më pas arrin të humbasë gjurmët duke u larguar në një shteg me bimësi, në drejtim të kodrës “Kuzum Baba”.

Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i 58-vjeçarit Renato Hoxha u porosit nga Dubai, ku strehohen disa grupe kriminale. Ekziston dyshimi se viktima mund të ketë qenë informator i grupit kundërshtar, përcjell A2 CNN.

Të arrestuarit si bashkëpunëtorë të kësaj ngjarje janë: Kleanth Bylyku, i cili u arrestua më 1 gusht, teksa udhëtonte me një mjet tip Audi i bardhë. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje.

Më 30 prill u arrestua Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Ai dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin lëvizi autori në Vlorë ditën e ngjarjes.

Mehmetaj ishte mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi. Në rrjetet sociale ai shfaqte shpesh jetën luksoze në Dubai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos