Zjarr i madh në fshatin Hoshtimë të Vlorës

Nga Edi Ruçi
29 Qershor 2025, 16:53 | Kronikë

Zjarr i madh në fshatin Hoshtimë të Vlorës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, në afërsi të varrezave të fshatit.

Sipas informacioneve paraprake, dy mjete zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të përballuar flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, shkruan A2 CNN.

Forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë për banesat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos