Vdes pushuesi në plazhin e Durrësit

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 14:58 | Kronikë

Vdes pushuesi në plazhin e Durrësit

Një pushues ka gjetur vdekjen ditën e sotme në det, raporton gazetarja e A2 CNN, Elitjona Doko.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës. Nuk dihet ende shkaku, nëse kemi të bëjmë me mbytje apo atak kardiak.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos