I dënuar me 21 vite burg për vrasje dhe fshehje kufome, arrestohet në Qeparo 41-vjeçari Ervis Çela

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 14:47 | Kronikë

I dënuar me 21 vite burg për vrasje dhe fshehje kufome, arrestohet

Një 41-vjeçar nga Peqini, shtetasi Ervis Çela, ka rënë në prangat e Policisë në Qeparo, pasi ishte dënuar me 21 vite burg në Itali për veprat penale: "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim, "Heqja e paligjshme e lirisë", "Fshehja ose asgjësimi i kufomës", mbetur në tentativë, "Kanosja për të mos kallëzuar", "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Arrestimi i tij erdhi pasi Gjykata e Elbasanit ka njohur dënimin e Gjykatës së Italisë dhe e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burg, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë heqje lirie, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan-I dënuar për krime kundër jetës dhe personit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

41-vjeçari u kap në Qeparo, Himarë, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit Ervis Çela, 41 vjeç, banues në Peqin, pasi Gjykata e Elbasanit ka njohur dënimin e Gjykatës së Italisë dhe e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë burgim, për veprat penale: "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim, "Heqja e paligjshme e lirisë", "Fshehja ose asgjësimi i kufomës", mbetur në tentativë, "Kanosja për të mos kallëzuar", "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos