Përplasi 3 të mitur që po lëviznin me monopatina në Tiranë, Gjykata vendos ‘arrest shtëpie’ për drejtuesin e makinës

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 13:46 | Kronikë

Përplasi 3 të mitur që po lëviznin me monopatina në

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për shtetasin Ekerem Skureni, shkruan A2 CNN.

Ekerem Skureni ishte shoferi i automjetit i cili disa ditë më parë përplasi 3 të mitur që po lëviznin me 2 monopatina në bulrvardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Nga aksidenti mbetën të dëmtuar të tre të miturit, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, në rrezik për jetën.

Ende nuk dihen për publikun rrethanat e qarta të këtij aksidenti dhe nëse Gjykata e Tiranës ka vepruar drejt ose jo me këtë vendim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos