
Prokuroria e Posaçme SPAK lexoi konkluzionet përfundimtare në procesin ndaj të akuzuarve për abuzime me tendera në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Pretenca e SPAK
Edmond Terthorja - 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t'i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Amarildo Lleshi - 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t'i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Serafin Skenderi - 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t'i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Altin Murto - 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t'i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Klara Jahollari - 1 vit burg, t'i pezullohet masa e dënimit. Konvertim në shërbim prove 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Agim Sefa - 1.6 vite burg, t'i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhe 2 vjeçare.
Mehmet Qoshja - 1.6 vite burg, t'i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhe 2-vjeçare.
Enkeleida Sallaku - 1 vit burg, t'i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet, të kovertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Romina Koto - 1 vit burg, t'i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit, të kovertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Artur Koleci - 1.6 vite burg, t'i zbresë 1/3 e masës së denimit dhe te komvertohet në 2 vite shërbim prove.
Blenard Spaho - 1.6 vite burg, t'i zbresë dënimi në 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2 vite.
Tedi Proda - 1.6 vite burg, t'i zbresë 1/3 e masës së denimit dhe te komvertohet në 2 vite shërbim prove.
Elvira Shtogu - 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.
Tone Vukaj - 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.
Eridiana Cuni - 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Erjola Kopali - 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Etleva Shore - 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Ilir Kapaj - 1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.
Radion Dhromi - 1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.
Klea Lekoçaj - 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Mimoza Sefa - 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Mimoza Shehu - 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Rezearta Dervishi- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Të pandehurit e tjerë të së njëjtës dosjeje, Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj po gjykohen të veçuar me procedurë të zakonshme. (A2 Televizion)