Zjarr në hapësirë me shkurre në Vlorë, dëgjohen edhe shpërthime fishekësh

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 19:06 | Kronikë

Zjarr në hapësirë me shkurre në Vlorë, dëgjohen

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pak momente më parë në një hapësirë toke pranë një shkolle në Vlorë.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se vendi në të cilin ka rënë zjarri ishte një hapësirë me shkurre dhe barishte.

Po ashtu bëhet e ditur se zjarri mendohet të jetë vënë qëllimisht për pastrimin e tyre këtyre shkurreve.

Për shkak të thatësisë së bimëve ka patur avancim të flakëve, ndërkohë janë dëgjuar edhe shpërthime kryeshisht fishekësh që gjenden aty prej vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos