“Ekstradimi nga Dubai ka qenë i pamundur”, Dumani: Ky vit solli përmirësim

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 17:37 | Kronikë

“Ekstradimi nga Dubai ka qenë i pamundur”, Dumani: Ky vit solli

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportin vjetor të institucionit që drejton në Komisionin e Ligjeve, deklaroi se vetëm gjatë këtij viti janë ekstraduar 8 persona ng Emiratet e Bashkuara Arabe, kur më parë ishte pothuajse i pamundur ekstradimi nga Dubai.

“Ekstradimi nga Emiratet Arabe ka qenë problematik për vitin 2024, pasi ishte pothuajse e pamundur ekstradimi i këtyre shtetasve që ishin në kërkim për llogari SPAK”, tha Dumani, shkruan A2.

“Viti 2025 ka shënuar përmirësim. Brenda këtij viti janë ekstraduar nga Dubai rreth 8 persona, as ne vetë nuk e kishim imagjinuar që do kishim këtë situatë pozitive në raport me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe", shtoi kreu i SPAK-ut.

Përpara Komisionit të Ligjeve, Dumani tregoi edhe se SPAK përballet me presione mediatike, politike, por edhe nga krimi i organizuar: “Doja të veçoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë dhe krimi i organizuar që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve, duke kërkuar një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese”.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos