Dy adoleshentët e arrestuar në Pogradec qëlluan në banesën e inspektorit të pyjeve, fshehën armën në varreza

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 15:35 | Kronikë

Dy adoleshentët e arrestuar në Pogradec qëlluan në

Në lidhje me arrestimin e dy të rinjve në Pogradec, burime të siguruara pranë policisë thanë për A2 CNN se dy të rinjtë në muajin maj kanë shtënë me kallashnikov dhe disa prej plumbave kanë shkruar drejt banesës së një 42-vjeçari, inspektor i pyjores.

Por nga deklarimet e dhëna në polici 42-vjeçari ka deklaruar asokohe se nuk kishte konflikte me të rinjtë dhe nuk i njihte ata më parë.

Gjithsesi policia pasi gjeti plumbat në banesë nisi hetimet mbi rastin dhe do jetë tashmë deklarata para grupit hetimor që do të zbardhë më shumë detaje mbi ngjarjen, nëse banesa e inspektorit të pyjores është prekur rastësisht nga plumbat apo ka qenë një mesazh për shkak të detyrës së tij.

Megjithatë mësohet se deri më tani inspektori nuk ka bërë një denoncim mbi konflikte të mundshme për shkak të detyrës së tij. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos