Zjarr në Kolsh të Kukësit, digjet sipërfaqe e madhe pyjore

Nga Ervin Mehmeti
21 Mars 2026, 15:49 | Kronikë

Zjarr në Kolsh të Kukësit, digjet sipërfaqe e madhe pyjore

Një zjarr ka rënë këtë të shtunë në masivin pyjor të vendit të quajtur “Suka e Mamëzit”, në Njësinë Administrative Kolsh, Bashkia Kukës.

Në vendngjarje ndodhen 8 punonjës të Drejtorisë Bashkiake të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSh) Kukës, si dhe një mjet zjarrfikës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, të favorizuara edhe nga era, shkruan A2CNN.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli, me bar të thatë, shkurre dhe lëndë drusore, kryesisht lis.

Ky është rasti i parë për këtë vit i një zjarri në masivet e larta pyjore të qarkut të Kukësit.

Deri në këto momente, nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa Sherbimi Zjarrefikes i Bashkise Kukes vijojn punën në terren te veshtire malor për izolimin e plotë të vatrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos