Policia e kryeqytetit ka bërë me dije se ka arrestuar 5 persona ëpr dhunë në familje. Sipas policisë në pranga ka rënë një 48-vjeçar i dënuar me 6 muaj burg për dhunë në familje, një 30 vjeçar që ka ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij; një 54 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, një 40 vjeçar dhe një 39 vjeçar për dhunë ndaj bahskëshortes.
“Komisariati i Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G.H, 48 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale "Dhuna në familje". Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi në flagrancë shtetasit: E.S, 30 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij; F.L, 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Komisariati i Policisë Nr.5 arrestoi në flagrancë shtetasit: H.V, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtje; E.B, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton Policia. (A2 Televizion)