Vodhi me dhunë punonjësin e një lavazhi, ndalohet 19-vjeçari në Sarandë

Nga A2 CNN
4 Janar 2025, 11:18 | Kronikë

Vodhi me dhunë punonjësin e një lavazhi, ndalohet

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ndaluar autorin e vjedhjes me dhunë të një punonjësi lavazhi. Sipas policisë 19-vjeçari dyshohet se më 31 dhjetor i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh një punonjësi lavazhi, në lagjen nr. 3, Sarandë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, organizuan punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit të një rasti të vjedhjes me dhunë në qytetin e Sarandës. Si rezultat, u bë i mundur ndalimi i shtetasit: I. A., 19 vjeç, banues në Sarandë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 31.12.2024, në lagjen nr. 3, Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh një punonjësi lavazhi”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos