Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hudënisht. Tre automjete janë përplasur, duke shkaktuar plagosjen e katër personave, dy prindër dhe dy fëmijë, të cilët janë nga qyteti i Lushnjës.
Dy ambulanca mbërritën në vendngjarje për të transportuar të lënduarit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Trafiku në këtë aks ka qenë i ngarkuar për disa minuta, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për të garantuar sigurinë e kalimtarëve.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.
(A2 Televizion)