Zjarr në një pallat 30-katësh te Shkëmbi i Kavajës, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

Nga A2 CNN
3 Gusht 2026, 20:02 | Kronikë

Zjarr në një pallat 30-katësh te Shkëmbi i Kavajës,

Një zjarr ka rënë në një pallat 30-katësh në zonën e quajtur Shkëmbi i Kavajës, raporton A2 CNN. Bëhet fjalë për një nga pallatet më të larta të bregdetit të Durrësit. Flakët kanë përfshirë një apartament në pallat.

Sipas të dhënave të para mësohet se në vendngjarje kanë shkuar makinat zjarrfikëse por ka vështirësi në ndërhyrje pasi kemi të bëjmë me një objekt 30-katësh.

Zjarr në një pallat 30-katësh te Shkëmbi i Kavajës,

Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa po punohet për lokalizim dhe shmangie të përhapjes së flakëve.

Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos