Zjarri në Finiq rrezikoi banesat, ndërhyhet nga ajri

Nga A2 CNN
3 Gusht 2026, 19:19 | Kronikë

Zjarri në Finiq rrezikoi banesat, ndërhyhet nga ajri

Fshati Kostar në Finiq po përballet me zjarre të mëdha, që kanë rrezikuar edhe banesat. Helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë ndërhyrë për të shuar flakët, ndërsa po ndërhyhet edhe nga toka, ku jo vetëm forcat zjarrfikëse, por edhe banorët po ndërhyjnë me mjete rrethanore, duke mbrojtur banesat nga flakët.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga Delvina, Finiqi dhe Konispoli, 50 vullnetarë, 40 efektivë të Forcave të Armatosura si dhe Forcat e Armatosura me tre helikopterë - 2 Cougar dhe 1 Black Hawk - të cilët po kryejnë ndërhyrje nga ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Të gjitha strukturat operacionale vijojnë punën në terren në koordinim të plotë për vënien e zjarrit nën kontroll.

Ndërkohë, në Vlorë, zjarrfikësit hedhin ujë nëpër rrugë, duke ndihmuar banorët të freskohen në temperaturat që kanë arritur mbi 40 gradë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos