Ikën Olsian Çela, 5 kandidatë në garë për Prokuror të Përgjithshëm

Nga Igli Çelmeta
3 Gusht 2026, 17:36 | Kronikë

Pesë prokurorë kanë shprehur interes për t'u bërë pjesë e garës për të marrë mandatin që i përfundon Olsian Çelës. Thirrjes publike të KLP iu përgjigj edhe Arta Marku, ish-prokurore e Përgjithshme e përkohshme. Po ashtu, pas dy përballjeve për kreun e SPAK, Adnan Xholi ka paraqitur dosjen për këtë garë.

Aplikimin e kanë dorëzuar edhe dy përfaqësues të akuzës në Tiranë Ylli Pjetërnikaj dhe Rovena Zoto. Kandidatja e pestë është Fatjona Memçja, prokurore në Eurojust. Ndërkohë, Kreshnik Ajazi kreu i prokurorisë së Elbasanit aplikoi fillimisht në KLP, por më tej u tërhoq nga gara.

Pasi të analizojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret, qeveria e akuzës do të rendisë tre kandidatët më të kualifikuar, e më tej listën do t’ia paraqesë për votim Kuvendit të Shqipërisë, shkruan A2 CNN.

Prokurori i ri i përgjithshëm duhet të marrë 3/5 e votave të deputetëve. Nëse Kuvendi nuk arrin numrin e votave 30 ditë emri i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë konsiderohet i emëruar automatikisht.

Gara për prokuror të përgjithshëm u hap nga KLP, pasi në muajin dhjetor i përfundon mandati Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela. Në vitin 2016 me miratimin e reformës në drejtësi u krijua SPAK si institucion i ndarë ndërsa prokurori i përgjithshëm mori më pak kompetenca nga përfaqësuesit e akuzës në rrethe. Kryeprokurore e parë e përgjithshme u zgjodh Arta Marku, ndërsa në vitin 2019 mandatin e parë 7 vjeçar e mori Olsi Çela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos