Zjarr në Patos, flakët i afrohen depozitave të naftës

Nga Çaku Tafa
29 Qershor 2025, 19:53 | Kronikë

Zjarr në Patos, flakët i afrohen depozitave të naftës

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz në bashkinë Patos. Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit e Lushnjes e Albpetrolit, të cilët po operojnë me mjete të vogla zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve të mëdha, shkruan A2 CNN.

Flakët iu janë afruar edhe banesave , një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon prej  disa orësh ndërsa situata mbetet e vështirë për tu vënë nën kontroll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos