Dy avionë të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, po ndihmojnë në operacionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e Shashicës, në jug të vendit.
Ndërhyrja e tyre është bërë e domosdoshme për shkak të përmasave që ka marrë zjarri në këtë zonë të vështirë malore, shkruan A2.
Terreni i thyer ka vështirësuar operacionet nga toka.
(A2 Televizion)