Zjarri në Lurë, procedohen shefi i monitorimit të parkut dhe 2 roje mjedisi

Nga A2 CNN
14 Gusht 2026, 10:41 | Kronikë

Zjarri në Lurë, procedohen shefi i monitorimit të parkut dhe 2

Tre persona janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre për zjarrin që përfshiu Parkun Kombëtar të Lurës.

Sipas njoftimit të policisë janë proceduar penalisht, shefi i monitorimit të parkut dhe 2 roje mjedisi.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet K. S., 35 vjeç, S. L., 51 vjeç dhe A. L., 64 vjeç.

Ata dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për ruajtjen, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen nga zjarri të territorit që kishin në përgjegjësi.

Si pasojë e zjarrit, janë djegur disa hektarë sipërfaqe pyjore në Parkun Kombëtar të Lurës.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin e autorit ose autorëve të zjarrit, me qëllim nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos