Zjarri në Shkozet, dy të lënduar, probleme me energjinë elektrike

Nga Elitjona Doko
30 Korrik 2026, 22:51 | Kronikë

Këto ishin pasojat e një zjarri të madh që përfshiu një magazinë fishekzjarresh në Shkozet të Durrësit pasditen e te enjtes.

Në operacionin e shuarjes së flakëve që zgjati disa orë u angazhuan 24 punonjës të shërbimit zjarrfikës, dy prej të cilëve pësuan asfiksi si pasoje e tymit.  Ata u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit ku morën ndihëm e nevojshme mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Tymi i dendur pengoi edhe qarkullimin e mjeteve në autostradë.  Në Unazën e qytetit, në mbikalimin e Shkozetit, në segmentin rrugor "Martin Camaj", në drejtim të Plepave, si dhe në segmentin rrugor Kavajë-Durrës lëvizja e mjeteve u bllokua.

Zjarri shkaktoi probleme të rënda edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Ministri Karakaçi njoftoi se disa zona të qyteti mbetën pa energji dhe situatat do të normalizohet pasi të jenë shuar të gjitha vatrat. Shkaqet e zjarrit që shkrumbuan plotësisht magazinën e fishekzjarreve mbeten nën hetim (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos