
Një grua është shpëtuar nga zjarrfikësit pasi kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, në pallatin që u përfshi nga flakët pranë QSUT. Qytarja është dërguar për ndihmë mjekësore.
Sipas gazetarit të A2 CNN, Igli Çermeta, i cili po raporton nga vendngjarja, situata mbetet shqetësuese pasi zjarri rrezikon të përhapet edhe në pallatin ngjitur.
Ndërkohë, A2 CNN raportoi se si pasojë e flakëve kanë mbetur të lënduar 4 persona, mes tyre 2 qytetarë dhe 2 zjarrfikës, të cilët kanë pësuar probleme nga asfiksia. (A2 Televizion)