15 vjet AADF në Shqipëri, investimet por edhe debatet për ndryshimet në arsim e kulturë

Nga Luela Myftari
15 Maj 2024, 18:18 | Kulturë

15 vjet AADF në Shqipëri, investimet por edhe debatet për

Prej më shumë se dy vitesh Butrinti ka qenë kryefjalë e zhvillimeve dhe ndryshimeve në vend. Aktorë të ndryshëm janë përfshirë në këtë skenë, përfshirë arkeologët, drejtuesit e mëhershëm të sitit arkeologjik ëmë ë njohur dhe më fitim prurës në vend.

Ministra e deputetë, drejtësia në vend dhe UNESCO ndërkombëtarisht, të gjithë kanë ndarë opinionet.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim është një prej emrave më të komentuar. Vetë Granoff që pak ka folur për këtë çështje, pas 15 vitesh veprim si fondacion në Shqipëri tregon se modeli i menaxhimit të Butrintit nuk u shpik, por është një model që zbatohet në disa vende të botës dhe se  Michael D. Granoff Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

“Kemi qenë të përfshirë prej shumë vitesh në ruajtjen e sitit arkeologjik të Butrintit, me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Qëllimi ynë nuk është të kemi në pronësi Butrintin, siç nuk kemi në pronësi Piramidën apo Pazarin e Ri, etj. Këto janë asete dhe pasuri publike, në pronësi të shtetit shqiptar dhe ai është përgjegjës për to. Ne nuk punojmë për Qeveritë Shqiptare, por punojmë me to. Nuk kemi përfitime në Butrint, siç nuk e kontrollojmë ne. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit drejtohet nga ministria e Kulturës, jo nga ne. Për menaxhimin e Butrintit do të kujdeset Butrint Management Foundation, dhe jo AADF-ja. Ne jemi thjesht dhurues, donatorë dhe partner strategjik që ndihmon me shuma të konsiderueshme fondesh. Që të mos ketë korrupsion, që paratë që futen të qëndrojnë në Butrint dhe që siti arkeologjik të ruhet janë interesi ynë kryesor, por roli ynë është i rëndësishëm sepsekontribuojmë financiarisht në zhvillimin e qendrueshëm të Butrintit.  Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ne nuk kemi qenë palë në këtë gjykim, por kjo është diçka që ka të bëjë me qeverinë. Jemi në një shoqëri demokratike, njerëzit kanë të drejtë të ngrenë padi.”

Angazhimi financiar i AADF për projekte të ndryshme në përfitim të Parkut Kombëtar të Butrintit është 6.18 mln USD, por jo për shifra te investuara se sa për përfitimet është diskutuar edhe roli i AADF edhe te Piamida e Tiranës.

Granoff sqaroi se kafenetë te Piramida paguajnë qiratë dhe me ato para financohet edukimi i fëmijëve në TUMO TIRANA.

“Junior Achievement funksionon në 120 vende dhe në asnjë vend nuk është më i suksesshëm se në Shqipëri, ku çdo fëmijë përfiton nga edukimi financiar”.

Në përgjigje të pyetjes se nga vjen burimi i të ardhurave të AADF-së z. Granoff sqaroi median se vetë Amerika ka ngritur fonde për vendet ish –komuniste si Shqipëria. Michael D. Granoff Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

“Në vitin 1995, SHBA ngriti fonde për zhvillimin e sektorit privat në shumë prej vendeve ish komuniste në Evropën Lindore dhe ofroi një fond prej 30 milionë dollarësh për Shqipërinë. AADF-ja është pjesë e pranisë së përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe të gjitha gjërat që ne bëjmë kontrollohen nga qeveria amerikane, ndaj punojmë në bashkërendim me të”.

Deri më tani në 15 vite në Shqipëri Granoff tregon se AADF është angazhim financiar mbi 120 mln USD, në një portofol prej 80 projektesh në fusha të ndryshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos