81 vjet nga gjenocidi, historianët rrëfejnë atë që politika nuk e artikulon dot

Nga Luela Myftari
26 Qershor 2025, 20:38 | Kulturë

Historia, dëbimi, masakrat dhe përgjegjësia shtetërore që politika nuk e artikulon dot qartësisht në raport me popullsinë shqiptare të Çamërisë, u trajtuan nga disa nga emrat më të njohur të historiografisë shqiptare.

Prof. Hamit Kaba, Dr. Ledia Dushku, Dr. Maringlen Kasmi e Hajredin Isufi trajtuan aspektet historike, rrëfimet e të mbijetuarve dhe të vërtetat e mohuara për gjenocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Përgjegjësia shtetërore ishte kryefjala e ligjërimit të Alket Veliut, drejtuesit të fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”.

Shqiptarët e Çamërisë nuk harrojnë që për çdo vit të kalojnë në kufirin nga ku erdhën e lanë pas shtëpitë e tyre më 27 qershor të vitit 1944. Si përkujtesë dhe nderim ata edhe këtë vit në varrezat e Kllogjerit do të lënë një trëndafil për të nderuar të rënët aty dhe ato që nuk i qajnë dot, sepse nuk kanë as një varr. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos