Gëzuar ditëlindjen akademiku Rexhep Qosja!

Nga Luela Myftari
25 Qershor 2025, 16:30 | Kulturë

Akademiku, profesori, shkrimtari e euriditi, Rexhep Qosja feston ditën e lindjes sot. A2 CNN ka përgatitur një material për ta uruar studiuesin e rilindasin e ditëve tona.

Qosja ishte vetëm 6 vjeç kur Lahutën e Malsisë e recitonte në sepetin e nënës së tij. Vargjet i dinte përmendësh. Ishte fëmijë kur formësoi dashurinë për Naim Frashërin, e kështu mbetet ende sot, Rexhep Qosja që feston 89-vjetorin e lindjes për të na lënë çdo vit mesazhe të rëndësishme.

Rexhep Qosja, rilindasi i ditëve tona numëron dhjetëra vepra që janë përkthyer jo vetëm në gjuhë të ndryshme të botës, por edhe në gjuhë të ndryshme të artit.

Drama të cilat janë interpretuar në skenat teatrale, vepra të cilat kanë frymëzuar koreografët e mendime që kanë frymëzuar e kritikuar politikën e burrat e shtetit.

Edhe studiuesin, edhe artistin, edhe mendimtarin apo kritikun vështirë t’i gjesh në një person të vetëm, por ne kemi fatin të kemi një pasuri kombëtare, ta lexojmë veprën e tij, të flasim me gjuhën e tij eta ndajmë këtë thesar me të tjerët.

Ndaj ky urim televiziv është pak për eruditin Rexhep Qosja që si ushqim ka dijen e si recetë të jetës na lë librat, që u rrit me rilindasit e u shndërrua në rilindasin e ditëve të sotme.

Për shkrimtarin e madh që ndan përgjegjësinë shoqërore me të pushtetshëm e të pafuqishëm, duke na lënë mesazhe të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos