Carmina Burana, një nga veprat klasike të muzikës botërore rikthehet edhe këtë sezon në Teatrin e Operas dhe Baletit. Rreth 200 artistë janë angazhuar sërish për këtë shfaqje. Është një nga shfaqjet më të kërkuara në botë, një nga ato rrëfime klasike të dashurisë.
Carmina Burana ku përfshihen zërat operistikë, koret, instrumentistët, dirigjent e një trupë e tërë baleti. Thuajse një institucion i tërë artistik angazhohet për të sjellë edhe në Tiranë dy ditë të ekzekutuar në skenë Carmina Buranën.
Një shfaqje me kaq angazhim është rikthyer thuajse çdo dy vjet në Teatrin e Operas dhe Baletit, e gjithnjë ka të njëjtin sukses. biletat tërhiqen, sidomos për ditën e parë të shfaqjes.
Këtë vit ajo çka ndryshon në realizimin e veprës është dirigjenti Sergio Alapont, sepse Eva Golemi, Nina Muho, Matia Xheli Armando Likaj, orkestra e kori është ai që kemi duartrokitur gjithnjë sa herë bëhet fjalë për Carmina Burana.
Kjo vepër klasike e shkruar nga Carl Orff mbetet një nga më të bukurat e historisë së shënjuar për skenat operistike në botë e në Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytet vjen mbrëmjet e 25 dhe 26 qershorit. (A2 Televizion)