Më shumë se 30 artistë nga Shqipëria dhe jashtë saj ishin prezentë për të ndarë punimet e tyre në shtatë hapësira të ndryshme, me mbi 40 premiera shqiptare dhe ekspozita që ftuan publikun në hapësira reflektimi, kujtese dhe poezie vizuale në Shkodër.
Për thuajse pesë ditë nga galeritë, te rrugët e qytetit. Shkodra ka pritur magjinë e kinemasë.
Festivali u çel me shfaqjen e filmit Arsa nga Masbedo, ku regjisori Iacopo Bedogni ishte i pranishëm për një bisedë të hapur me publikun.
Kinema Republika mbeti një pikë kyçe lidhëse, duke pritur shfaqje filmash dhe takime të festivalit gjatë gjithë javës.
Një nga aspektet më të vlerësuara të këtij edicioni ishin bisedat me artistë dhe diskutimet publike të zhvilluara në Art House dhe në Auditorin Françeskan.
Këto takime krijuan hapësira të vlefshme për shkëmbim domethënës mbi identitetin, mitet familjare, arkivat dhe politikën e kujtesës. (A2 Televizion)