90-vjetori i akademikut Bahri Beci, teoritë e tij mbi shqipen, avangarde dhe ende në studim

Nga Luela Myftari
6 Mars 2026, 20:09 | Kulturë

Nga Shkodra, në Tiranë, Paris e në fund të jetës në Stamboll, një nga akademikët më në zë e të nderuar, Bahri Beci është përkujtuar në 90-vjetorin e lindjes nga akademikët në Tiranë.

Të paktë janë ata që studiuan shqipen edhe në vijën e vet melodike. Profesori dhe akademiku Bahri Beci ishte ndër më të njohurit në këtë fushë. I lidhur pashmangshmërisht me gjuhën e tij, me të folmen e Shkodrës ku lindi kryesisht, ai ia dedikoi gjithë jetën asaj gjuhe që e mori me vete ngado si pasuri dhe si lëmin e studimeve të tij.

Ai ishte një nga autorët e abetares shqipe dhe anëtar i Kongresit të Drejtshkrimit, mes firmëtarëve të dokumenteve që vulosën shqipen e njësuar. Brezi im dhe shumë breza të tjerë kanë mësuar me librat e gjuhës shqipe që ai i shkroi.

Akademia e Shkencave e ka përkujtuar në këtë 90-vjetor të lindjes Bahri Becin, autorin e dhjetëra veprave monografike dhe studimore në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të rrugës së formimit të shqipes së njësuar, të historisë së gjuhës shqipe dhe të statusit të saj në lidhjen gjuhësore ballkanike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos