Lamtumirë Mane Lumani! Homazhet për një nga thesaret e parodisë shqiptare

Nga Luela Myftari
2 Mars 2026, 20:09 | Kulturë

Në teatrin “Petro Marko" u mbajtën homazhet, për të përcjellë për në banesën e fundit një prej figurave të pazëvendësueshme të humorit dhe artit. Përcillet për në banesën e fundit një nga katër parodistët e Vlorës, Mane Lumani.

Në historinë e humorit shqiptar Mane Lumani, Agron Hoxha, Afrim Agalliu dhe Muhamet Likën, njihen si “4 Parodistët e Vlorës”. Pa emra të mëdha ashtu thjesht, me një gjuhë të kuptueshme ata i rrëfyen publikut dramat më të mëdha shoqërore përmes ironisë dhe humorit. Grupi artistik që krijoi një stil të papërsëritshëm, tani me humbjen e Mane Lumanit nuk është më njëlloj.

Miqtë që e përcjellin të dytin e miqve në ikje, e tregojnë sot edhe përmes homazheve.

Miq, familjarë, artdashës dhe personalitete të shquara të artit dhe humorit përcollën këtë të hënë mjeshtrin e humorit, Mane Lumani, i cili humbi jetën mbrëmjen e së dielës pas një sëmundjeje të rëndë. Ndonëse prej vitesh i mungonte skenës për shkak se kishte humbur edhe kordat zanore, ai ka qenë dhe mbetet gjithnjë me artin që lë pas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos